Lidhje

SHBA: Popullsia aziatike, ia kalon asaj hispanike


Aziatikët bëhen numri më i madh i imgrantëve të rinj në Shtetet e Bashkuara

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara thotë se popullsia aziatiko-amerikane po ja kalon asaj hispaniko-amerikane, duke u bërë grupi më i madh i imigrantëve të rinj që vijnë çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

Në raportin e publikuar sot të Qendrës Kërkimore Pew, thuhet po ashtu se aziatiko-amerikanët janë grupi social në Shtetet e Bashkuara që po rritet më shumë, më i shkolluar dhe me të ardhurat më të larta.

Studimi i titulluar “Rritja e aziatiko-amerikanëve” zbuloi gjithashtu se aziatikët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara mendohet se janë pjesa e publikut amerikan më të kënaqur me jetën e tyre, me gjendjen ekonomike dhe drejtimin që ka vendi. Në vitin 2011 numri i aziatiko-amerikanëve arriti shifrën rekord 18,2 milionë banorëve, ose 5,8 për qind të popullsisë së Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1965 aziatiko-amerikanët përbënin vetëm 1 për qind të popullsisë amerikane. Emigrantët aziatikë vijnë nga Lindja e Largët, Azia Juglindore dhe nënkontinenti indian.
XS
SM
MD
LG