Lidhje

Rregulla të reja të aviacionit


Agjencia amerikane e aviacionit publikoi një propozim me rregulla të reja për përdorimin e avionëve të vegjël të telekomanduar komercialë.

Rregullat e reja kërkojnë që avionët e telekomanduar të qëndrojnë larg kalimtarëve, të fluturojnë vetëm gjatë ditës dhe me një shpejtësi maksimale prej 160 kilometrash në orë.

Sipas rregullores së Administratës Federale të Aviacionit, operatorët e këtyre pajisjeve do të kenë nevojë për certifikim të posaçëm.

Komentet e publikut dhe rishikimi i regullores janë kërkesa për finalizimin e dokumentit, një proces që pritet të kërkojë të paktën një vit.

Propozimet vijnë pas publikit të dielën nga Shtëpia e Bardhë të një memorandumi për agjencitë federale ku jepen hollësi mbi rregullat kundër shkeljes së privatësisë në përdorimin e avionëve të telekomanduar.

Në fillim të këtij viti, një pajisje e telekomanduar ra në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, duke çuar në mbylljen e tij ndërsa autoritetet merreshin me incidentin.

XS
SM
MD
LG