Lidhje

SHBA, fituese e Kupës Botërore në Basketboll


Shtetet e Bashkuara fituan Kupën Botërore në Basketboll FIBA dhe automatikisht, një vend në Lojërat Olimpike, që e sigurojnë fituesit këtij titulli.

Skuadra amerikane mundi atë të Serbisë në ndeshjen që u zhvillua në Madrid, me rezultatin e thellë 129-92. Kjo është hera e parë që skuadra amerikane e basketbollit për meshkuj siguron dy fitore të kupës botërore njëra pas tjetrës.

22-vjeçari Kyrie Irving, i skuadrës “Cavaliers” të Cleveland-it, organizatori i lojës, ishte lojtari që shënoi më shumë pikë, gjithsej 26.

Ai shënoi në të 6 gjuajtjet tre-pikëshe që pati rastin gjatë lojës, duke siguruar edhe titullin “Lojëtari më i vlefshëm” për turnamentin.

Fitorja e së dielës i siguron skuadrës amerikane të basketbollit një vend në Lojërat Olimpike Verore të Rio de Janeiro në vitin 2016, në mënyrë automatike, pa qenë e nevojshme të paraqitet në ndeshjet skualifikuese.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG