Lidhje

Ringjallja e librarive të pavarura në SHBA


US Bookstore Survives Changes in Publishing Industry

US Bookstore Survives Changes in Publishing Industry

Për vite me radhë, amerikanët mund të shkonin tek libraria e tyre e lagjes për të blerë diçka për të lexuar. Por gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, librat me çmime të ulëta që gjenden në internet bënë që tregu të ndryshonte dhe dukej sikur libraritë e pavarura do të falimentonin. Por, e vërteta është se, jo vetëm që ato nuk falimentuan, por këto librari tani po lulëzojnë. Korespondentja e Zërit të Amerikës Julie Taboh vizitoi një librari të pavarur shumë të frekuentuar këtu në Uashington dhe përgatit materialin në vazhdim.

Ka një arsye shumë të thjeshtë pse tre-vjeçarit Oliver i pëlqen të vijë në këtë librari me nënën.

“Më pëlqen të lexoj!”

“Kjo është një kohë shumë e veçantë sepse është një mënyrë e mirë të mësuari dhe një eksperiencë që na sjell më afër.”

Oliveri dhe nëna e tij janë mes mijëra klientëve të rregullt të cilët frekuentojnë Politics and Prose, një librari popullore e pavarur në Uashington që funksionon prej 30 vjetësh.

Ata vijnë për diskutimet rreth librave...
Të kalojnë kohë në kafene...

Dhe të marrin pjesë në leximet e përditshme të shkrimtarëve.
Edhe presidenti Obama me vajzat e tij vizituan librarinë në shenjë mbështetjeje për bizneset e vogla.

Gjatë viteve të fundit, gjithënjë e më shumë amerikanë kanë zgjedhur të lexojnë libra dixhitalë, të blejnë libra nëpërmjet internetit ose nga libraritë kombëtare. Si rrjedhojë, ka një përshtypje se libraritë e pavarura dalëngadalë po zhduken.
Por nuk është fare e vërtetë, thotë Oren Teicher, kreu i Shoqatës së Shitësve Amerikanë të Librave. Grupi përfaqëson rreth 1.600 librari të pavarura në 2.200 vende kudo në Shtetet e Bashkuara.

“Në vitin 2012, kemi patur një rritje prej 8 për qind në numrin e shitjeve të librarive anëtare. Kjo ka vazhduar edhe në vitin 2013 dhe na ka gëzuar shumë.”

Zoti Teicher thotë se një arsye pse libraritë e pavarura janë duke ecur mirë është se pronarët e tyre janë të angazhuar në komunitet.

Lissa Muscatine është dakord. Ajo dhe burri i saj Bradley Graham, e blenë librarinë Politics and Prose disa vjet më parë.

“Ndërsa jeta e njerëzve bëhet më e dixhitalizuar, më anonime, më e papërcaktuar, ata kërkojnë vende për të frekuentuar, ku të mund të bashkëveprojnë me njerëz, dhe mendoj se një librari, më shumë se çdo institucion tjetër në një komunitet, u jep atyre këtë mundësi.”

Jeanie Kahn ka blerë libra nga Politics and Prose që nga koha kur ajo u hap.

“Më pëlqen të lexoj dhe preferoj t’i ble librat e mi nga libraritë e pavarura në vend të librarive shumë të mëdha ose Amazon-i.”

Megjithatë, zonja Muscatine dhe zoti Graham kanë marrë masa për të ecur me kohën.

“Ne ofrojmë tableta dixhitale dhe shërbim për klientët që të jenë në gjendje të shkarkojnë libra në formë dixhitale.”

Por ata ende ofrojnë atë që pëlqejnë klientët e tyre.

“Jemi përhapur në shumë fusha, duke përfshirë kurse letrare dhe eskursione; kemi shtypshkronjën tonë në dyqan dhe çdo ditë e më shumë bëjmë aktivitete me shkrimtarë.”
Në fund të ditës, ka një element tjetër thelbësor që i tërheq klientët aty.

“Mendoj se leximi i një libri fizik ende ofron një përvojë që për shumë njerëz nuk mund të zëvendësohet nga një ekran.”

Nëse Oliveri do të lexojë libra fizikë ose elektronikë, ose të dyja kur të rritet, tani ai ka një mesazh të thjeshtë për lexuesit e të gjitha llojeve:
XS
SM
MD
LG