Lidhje

SHBA, BE, thirrje Bosnjes t'i vazhdojë reformat e integrimit


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje Bosnjë Hercegovinës të vazhdojë reformat për integrim në BE.

Ministri i Jashtëm spanjoll Migel Moratinos, i cili përfaqëson bllokun evropian 27-anëtarësh, dhe zëvendës sekretari amerikan i shtetit Xhim Stajnberg zhvilluan takime të veçanta me krerët e serbëve të Bosnjës, myslimanëve dhe kroatëve sot në sarajevë. Dy zyrtarët arritën në kryeqytetin boshnjak dje për një vizitë dy-ditore.

Zoti Moratinos tha se Bosnja dhe Ballkani perëndimor janë përparësi për BE-në. Spanja, e cila mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, planifikon të zhvillojë një takim mbi Ballkanin perëndimor në Sarajevë në qershor.

Krye negociatori ndërkombëtar në Bosnjë, Valentin Inzko, tha se zgjedhjet e përgjithshme të vendit në tetor paraqesin një mundësi për të kthyer rënien ekonomike.

Përfaqësuesit e SHBA dhe BE i bënë thirrje udhëheqësve politikë të Bosnjës për përqendrojnë fushatat e tyre politike tek zhvillimi ekonomik.

XS
SM
MD
LG