Lidhje

Senati, votime mbi ligjin buxhetor


Senati amerikan, i kontrolluar nga demokratët, pritet të fillojë sot një serë votimesh mbi ligjin buxhetor, që do të bënte të mundur vazhdimin e funksionimit të qeverisë përtej 1 tetorit, kur skadon buxheti aktual.

Votimi në Senat pritet t’i kundërvihet përpjekjeve të ligjvenësve konservatorë republikanë, që synojnë të mos miratojnë fondet për ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore, i cili u ofron mbulim miliona amerikanëve që sot nuk e kanë atë. Në krye të përpjekjes republikane është senatori nga Teksasi Ted Kruz i cili ka filluar një fjalim maratonë që dje, duke e vazhduar gjatë gjithë natës edhe në ditën e sotme, për të kundërshtuar ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore.

Ted Kruz është një përkrahës i fortë i projekt-ligjit të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve para disa ditësh, e cila ndërsa financon qeverinë përtej 1 tetorit, nuk parashikon fonde për ligjin e ri për shëndetësinë.

Projekt-ligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqëssuesve nuk ka asnjë shans për të kaluar në senat. Mosmarrëveshja rrezikon të lërë qeverinë pa fonde dhe të çojë në mbylljen e saj më 1 tetor, në se të dyja dhomat e Kongresit nuk arrijnë një kompromis deri atëhere.
XS
SM
MD
LG