Lidhje

Shtohet përdorimi i kamerave në trupin e policit


conference in Chicago.
conference in Chicago.

Një përgjigje ndaj rritjes së vëmendjes ndaj përdorimit të forcës policore në Shtetet e Bashkuara është rritja e përdorimit të kamerave të trupit nga ana e policëve.

Policët kanë pasur prej kohësh kamera brenda makinave, por përdorimi i tyre si pjesë e uniformës ofron mundësi për të parë se çfarë ndodh kur ata nuk janë në makinë.

Me kamerat e reja shtrohen edhe pyetje se kush ka të drejtë për t’i parë videot e regjistruara.

Në Karolinën e Veriut, ku këtë javë shpërthyen protesta pas vrasjes së një personi në qytetin Charlotte, një ligj i ri hyn në fuqi më 1 tetor ku saktësohet se regjistrimet nuk janë të dhënat publike, dhe se pjesë të tyre apo edhe regjistrimi i plotë nuk mund të lëshohen në publik pa një vendim gjykate. Kushdo që është parë apo dëgjuar në video mund të bëjë një kërkesë me shkrim për ta parë atë. Ligji thotë se përfaqësuesit e një personi të vdekur ose të gjymtuar, i cili është parë apo dëgjuar në video, mund të kërkojnë për ta parë.

Përkrahësit e mbajtjes së kamerave thonë se ato ndihmojnë në nxitjen e transparencës duke i lejuar publikut të shikojë se çfarë ka ndodhur në vendin e ngjarjes dhe si ka vepruar policia. Por, të tjerë paralajmërojnë se një video e vetme nuk mund të tregojë kontekstin e plotë të ngjarjes dhe mund të shkaktojë nxitjen e kritikave të padrejta ndaj policëve.

"Ky legjislacion përmbush angazhimin tonë për të mbrojtur zbatimin e ligjit dhe për të fituar besimin e publikut, duke nxitur paanshmëri, qartësi dhe transparencë", tha Guvernatori i Karolinës së veriut Pat McCrory pas nënshkrimit të ligjit.

Ligji i ri udhëzon departamentet të peshojnë një numër faktorësh për të vendosur nëse do të lejojnë që dikush të shohë video të tilla, p.sh., nëse një video përmban informata konfidenciale, nëse do të dëmtonte reputacionin e dikujt, nëse do të rrezikonte hetimin në vazhdim, ose do të “krijonte kërcënim serioz për administrimin e drejtë, të paanshëm dhe të rregullt të drejtësisë”.

XS
SM
MD
LG