Lidhje

Vizita e kryeministrit kanadez në Uashington


Kur kryeministri i ri karizmatik i Kanadasë, Justin Trudeau, po viziton sot Uashingtonin në një vizitë shtetërore dhe takim me presidentin Barack Obama. Dy udhëheqësit do të diskutojnë mënyrat për ta thelluar bashkëpunimin dypalësh. Ndërsa politikat e zotit Trudeau janë pak a shumë në të njëjtën linjë me administratën Obama sesa ato të paraardhësit të tij konservator, dy vendet kanë ndjekur rrugë të ndryshume për çështjen e refugjatëve sirianë.

Ndërsa kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau bën vizitën e tij të parë shtetërore në Uashington, fluksi i refugjatëve dhe imigrantëve nga Siria dhe gjetkë vazhdon të jetë në vemendje të medias.

Kanadaja, nën udhëheqjen e zotit Trudeau, ka ndjekur një qasje ndryshe nga Uashingtoni duke zbatuar një program për sistemimin e 25 mijë refugjatëve. Asryeja, thotë Trudeau, është se kjo "na përkufizon ne si komb."Aktivistja e imigracionit Cathleen Farrell, shtetase kanadeze, shpjegon:

“Ai i referohet një tradite të lashtë të vlerave të mikëpritjes së njerëzve në nevojë nga mbarë bota. Klasa e refugjatëve është një klasë e rëndishme që kanadezët kanë pritur me kohë. Mendoj se ai po shpreh atë që ndjen publiku në përgjithësi.”

Presidenti Obama ka premtuar të pranojë 10,000 refugjatë sirianë këtë vit, një hap që është pritur me rezistencë të fortë politike.

Shqetësimet e sigurisë pas sulmit terrorist në San Bernardino dhe Paris janë mbitheksuar nga politikanët veçanërisht në fushatën presidenciale..

Kandidatët republikanë si Donald Trump dhe senatori Ted Cruz kanë bërë thirrje për kufizime për refugjatët sirianë:

“Unë po drejtoj luftën në senat për të ndaluar presidentin Obama dhe planin e Hillary Clintonit për të sjellë në Amerikë dhjetra mijëra refugjatë myslimanë sirianë pasi vetë administrata e pranon se nuk mund t’i verifikojë dot të dhënat e refugjatëve”, tha senatori Ted Cruz.

Por përkrahës të refugjatëve si Lavinia Lemone e kundërshtojnë këtë argument.

“Refugjatët janë njerëzit më të verifikuar nga të gjithë ata që pranohen në Shtetet e Bashkuara.”

Ndërsa kryeministri Trudeau dhe Presidenti Obama takohen në Uashington, biseda e tyre do të përqëndrohet te tregëtia dhe ndryshimet klimatike. Por edhe çështja e refugjatëve ka të ngjarë të mos mungojë meqë administrata Obama i ka përshëndetur politikat e Kanadasë për pranimin e refugjatëve sirianë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG