Lidhje

Ndërtesa e Kongresit amerikan u mbyll për disa orë


Një person qëlloi veten përballë ndërtesës e cila qëndroi e mbyllur për disa orë

Zyrtarët e policisë thanë se ndërtesa e Kongresit amerikan, qëndroi e mbyllur për disa orë si masë parandaluese pas të shtënave që u dëgjuan kur një person qëlloi veten jashtë ndërtesës.

Zëdhënësja e sigurimit të ndërtesës Kimberly Schneider, tha se pas vetëvrasjes që ndodhi të shtunën, policia po hetonte edhe në pako të dyshimtë në njërin nga ballkonet e ndërtesës.

Për disa orë askush nuk është lejuar të dalë apo të hyjë në ndërtesë.

Incidenti ndodhi gjatë festivalit kombëtar të lulëzimit të qershive, një nga ngjarjet më të mëdha turistike në Washington.

XS
SM
MD
LG