Lidhje

Karikaturistët janë të shqetësuar për të ardhmen e profesionit të tyre


Karikaturistët politikë në Shtetet e Bashkuara po merren këto kohë me kandidatët e garës presidenciale. Por duket se ky profesion po has vështirësi si pasojë e problemeve financiare që po kalojnë gazetat, dhe shumë prej piktorëve satiristë janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre në këtë profesion.

Nis me një skicë, që më pas merr jetë nga duart e zhdërvjellëta të Matt Wuerkerit. Ai është karikaturist për gazetën e internetit Politico.com, dhe po merret me kandidatin presidencial republikan Mitt Romney.

“Po vendos një lidhje mes tij dhe thënies së Maria Antuanetës për të uriturit e Parisit “Jepuni të hanë kek”.

Kjo skicë u vizatua mbasi zoti Romney ishte regjistruar fshehurazi duke thënë se 47% e amerikanëve varen nga ndihmat qeveritare dhe se nuk ia vlente të punoje për të marrë votën e tyre.

“Jam i modës së vjetër. Ka shumë karikaturistë bashkëkohorë që përdorin fjalët në punimet e tyre. Por unë besoj ende tek skicat humoristike”.

Edhe presidenti Obama ka ofruar material për satirë. Por zoti Wuerker thotë se shpesh skicohet në karikaturë presidenti për të cilin nuk ke votuar.

“Tetë vitet e presidencës së George Bushit dhe Dick Cheneyt ishin të vështira, por për ne karikaturistët ishte parajsa vetë”.

Në një takim të karikaturistëve politikë, zoti Wuerker shpjegoi me humor se si truri përpunon një karikaturë.

Një penë mund të jetë më e mprehtë se shpata. Por me tkurrjen e industrisë së mediave, po bëhet e vështirë që të sigurosh jetesën me anë të penës.

Jimmy Margulies është redaktor i faqes së karikaturës për gazetën The Record të New Jersey-it.

“Para disa vitesh bëmë një përllogaritje jozyrtare dhe kishte rreth 100 karikaturistë profesionistë në vend ndërsa tani janë thuajse 60”.

Ai thotë se me zhdukjen e tyre po zhduket një metodë më e mprehtë e opinioneve se sa editorialet e shkruara.

“Përmes këtij arti ne shprehim të vërteta thelbësore të cilat nuk shprehen në mënyrë të drejtpërdrejtë në opinionet e shkruara”.

Një person që dëshiron të bëhet karikaturist po merr këshilla nga Chip Bok. Ai ka punuar për gazetën Akron Beacon dhe tani ka faqen e tij në internet të quajtur Bokbluster.
CHIP
XS
SM
MD
LG