Lidhje

Dhoma amerikane sjell bashkë ekspertë për ekonominë


Për herë të parë përfaqësues të PD dhe PS shpjeguan idetë e tyre mbi ekonominë e vendit në 4 vitet e ardhshme.

Dhoma amerikane e tregtisë uli sot për herë të pare përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste përpara një auditori me ekspertë dhe teknokrate, për të shpjeguar idetë e tyre mbi ekonominë e vendit në 4 vitet e ardhshme.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se qeveria e re do të ulë deficitin dhe borxhin publik. Ndërsa Ministri i Ekonomise Florion Mima, theksoi se qeveria nuk do të ngrejë taksat, por do të vazhdojë me taksën e sheshtë.
Përfaqësues të bizneseve pohuan se firmat e tyre janë nevoje per më shumë thjeshtësi dhe qartësi në sistemin e taksave, në mënyrë që të mund të bejne plane për t'u përballur me to, kur bëjnë plane investimi.


Dhoma amerikane e tregtisë dhe revista ekonomike “Monitor” organizuan sot në Tiranë një forum ekonomik, ku paraqitën pikëpamjet e tyre ministri i ekonomisë Florion Mima dhe kryetari i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, se si e kanë projektuar ata ecurinë e ekonomisë shqiptare në 4 vitet e ardhshme. Florion Mima, ministri i ekonomisë, tha se ka besim te qarqet e biznesit se me një klimë më të favorshme dhe lehtësira të tjera do të shtojnë prodhimin dhe punësimin e qytetarëve.

Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste tha mes të tjerash se “rritja e borxhit publik nuk ka sjellë as rritje ekonomike, as punësim dhe sot ka sjellë një gjendje alarmuese në ekonomi. Deficiti buxhetor është tejkaluar në mënyrë dramatike në 4 muajt e parë të këtij viti”.

Kryetari dhomës amerikane të tregtisë, Mark Kroford, tha se përvoja ka treguar që ligjet ekonomike duhet të jenë sa më afatgjata, që biznesi të bëjë plane, të publikuara sa më herët dhe me transparenvë dhe sa më të thjeshta, sepse kështu ato zbatohen më mirë.

“Çështja e vërtetë për diskutim është se si mund të përmirësohet taksa e vlerës së shtuar, se si mund të bëhet ajo më e frytshme. Biznesi ka nevojë të shohë një tabelë taksash të qartë dhe të thjeshtë, në mnëyrë që firmat të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë, të përgatiten ta përballin me lehtësi, sepse kështu është më e lehtë edhe për qeverinë që ta kontrollojë” – tha ai.

Ndërsa zëvendësambasadori i SHBA në SHqipëri, Henri Xhardin, tha se biznesi ka nevojë të njihet me sfidat përpara se të përpiqet për të realizuar një projekt prodhues, duke u mbështetur në ndërtime, në kredi apo financime.

“Sfida që ato përballin është zbatimi i taksave, cfarë duhet të paguajnë, cilat janë kufizimet dhe kontrollet, cilat janë dënimet e mundhsme dhe e gjitha kjo duhet të jetë sa më pak e ngatërruar. Zbatimi i taksave është një element kyç dhe kjo kërkon një mirëkuptim mes bizneseve private dhe drejtuesve shtetërorë se sit ë bëhen taksat më mirë me transparencë dhe ndershmëri. Bizneset ndihmojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit në përgjithësi, ndaj kanë nëvojë për transparencë thjeshtësi e qartësi.

Ky është takimi i parë gjatë fushatës zgjedhore të saponisur formalisht që përfaqësues të partive politike takohen e diskutojnë me teknokratë dhe grupet e specializuara të interesit, krahas fjalimeve entuziaste në tubime në mbarë Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG