Lidhje

Fillojnë në Pekin bisedimet SHBA-Kinë


Zyrtarët e lartë kinezë dhe ata amerikanë po theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit në bisedimet vjetore në Pekin të cilat filluan sot dhe do të zgjasin dy ditë.
Në ceremoninë e hapjes së këtyre bisedimeve, Presidenti kinez Xi Jinping tha se konfrontimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës "padyshim do të ishte një fatkeqësi."
Kjo ndjenjë u përsërit nga Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Thesarit Jack Lew, të cilët janë udhëheqës të delegacionit amerikan.
Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara nuk po përpiqen ta pengojnë fuqizimin e Kinës, por shpresojnë që ajo të bëhet "paqësore, e qëndrueshme, e begatë", dhe kontribuese e qëndrueshmërisë në rajon.
Deklarata të tilla pajtuese publike janë të zakonshme në bisedimet vjetore. Por në takimet private, të dy palët trajtojnë çështjet e ndjeshme të cilat kanë sfiduar marrëdhëniet dypalëshe.

XS
SM
MD
LG