Lidhje

Senatori Baucus, kandidat për ambasador në Kinë


Senatori me influencë Max Baucus është përzgjedhur si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Kinë, një nga postet më të komplikuara diplomatike, në një periudhë kur janë shtuar tensionet me Pekinin.

Ndihmës të senatorit në Senat thonë se Presidenti Barak Obama pritet ta njoftojë shumë shpejt emërimin e zotit Baucus, një ligjvënës veteran, i cili njihet për qëndrimet e tij të ashpëra ndaj praktikave të debatueshme tregtare të Kinës.

Në regimet ndaj këtij njoftimi, Ministria e Jashtme kineze tha se cilido që do të bëhet ambadasor, duhet të punojë për nxitjen e marrëdhënieve të mira mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Senatori Baucus është 72 vjeç. Ai është nga shteti i Montanës dhe kishte njoftuar më parë se do të dilte në pension nga Senati në vitin 2014. Aktualisht ai është kryetar i Komisionit të Financave, që merret me çështjen e taksave dhe të të ardhurave.

Në se kandidatura e tij miratohet në Senat, ligjvënësit demokrat do t’i kërkohet ta ndihmojë Shtëpinë e Bardhë të realizojë një ribalancimin strategjik të marrëdhënieve me Azinë.
XS
SM
MD
LG