Lidhje

SHBA, Kinë, plane për pakësimin e ndotjes


Shtetet e Bashkuara dhe Kina njoftuan plane të reja për pakësimin e ndotjes nga çlirimi i gazeve në atmosferë. Kjo përbën arritjen kryesore të samitit të zhvilluar mes të dy vendeve. Njoftimi i përbashkët i dy vendeve, që janë dhe prodhuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit, mund të luajë një rol thelbësor në përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike. Presidenti Barack Obama tha se SHBA ranë dakord për pakësimin e gazeve në atmosferë me 26 deri në 28 për qind deri në vitin 2025. Sekretari Shtetit John Kerry tha në një artikull të publikuar në

New York Times se njoftimi për marrëveshjen mes SHBA dhe Kinës për pakësimin e gazeve do t’i japë shtytje bisedimeve globale për klimën, të cilat rifillojnë muajin e ardhshëm në Peru dhe vazhdojnë vitin e ardhshëm në Francë. Në një konferencë shtypi, zoti Obama e cilësoi marrëveshjen historike në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës.

Presidenti Barack Obama u shpreh se Shtetet e Bashkuara ranë dakort të ulin prodhimin e gazeve në atmosferë me 26-28% deri në vitin 2025. Ky nivel uljeje do të jetë sa dyfishi i përpjekjeve të tanishme përpakësimin e ndotjes.

Presidenti kinez Xi Jinping tha se çlirimi i dioksidit të karbonit do të arrijë kulmin në Kinë deri në vitin 2030. Kjo është hera e parë që Kina, vendi më ndotës në botë, po angazhohet për të vepruar deri në këtë periudhë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u shpreh në një artikull për gazetën New York Times se ky njoftim “do të nxisë më tej ritmin” e bisedimeve për ndryshimet klimatike, të cilat do të vazhdojnë muajin tjetër në Peru dhe do të kurorëzohen vitin që vjen në Francë.

Gjatë një konference për shtyp, Presidenti Obama e quajti marrëveshjen një “arritje kryesore në marrëdhëniet SHBA-Kinë”, që dëshmon se çfarë mund të arrihet kur të dy vendet punojnë së bashku.

Zoti Obama gjithashtu lavdëroi vullnetin e udhëheqësit kinez për të diskutuar tema që kanë tensionuar marrëdhëniet ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës.

XS
SM
MD
LG