Lidhje

SHBA paralajmëron Kinën për agjentët e fshehtë


Gazeta the New York Times shkruan se administrata e Presidentit Barack Obama ka paralajmëruar Kinën për praninë e agjentëve të saj në Shtetet e Bashkuara, që po bëjnë fshehtas presion ndaj emigrantëve të njohur kinezë që të kthehen në vend, si pjesë e akionit anti-korrupsion të Pekinit. Njoftimi vjen mes tensioneve dypalëshe në rritje dhe vetëm disa javë para një vizite shtetërore të Presidentit kinez Xi Jingping në Shtetet e Bashkuara.

New York Times që citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thotë se përpjekja e Pekinit është pjesë e betejës anti-korrupsion të Presidentit Xi, që ka gjetur mbështetje në opinionin publik kinez.

Gazeta thotë se agjentët janë nga Ministria e Sigurisë Publike dhe nuk kanë hyrë në vend për shërbim qeveritar dhe ka shumë gjasa që të kenë ardhur me viza turizmi ose biznesi.

New York Times shkruan se që nga viti 2014, mbi 930 të dyshuar janë riatdhesuar, përfshirë mbi 70 që janë kthyer me vullnetin e tyre këtë vit. Sipas artikullit, ata janë pjesë e një operacioni ndërkombëtar për të gjetur të arratisurit për arsye ekonomike dhe për t’i kthyer në vend.

XS
SM
MD
LG