Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Kinë


Presidenti kinez Xi Jinping thotë se marrëdhëniet e Pekinit me Washingtonin janë në një moment kritik, kur mund të çohen më tej sukseset e mëparshme dhe të hapen dimensione të reja për të ardhmen.

Presidenti kinez i bëri komentet në një takim që pati në Pekin me Këshilltarin amerikan të Sigurisë Kombëtare Tom Donilon, i cili ka shkuar në Kinë në prag të një takimi që do të mbahet javën a ardhshme në Shtetet e Bashkuara mes zotit Xi dhe presidentit Obama.

Zoti Donilon i tha presidentit kinez se takimi do të jetë një rast i mirë që dy presidentët të zhvillojnë diskutime të rëndësishme për marrëdhëniet amerikano-kineze.
XS
SM
MD
LG