Lidhje

Amendamenti 14 dhe shtetësia amerikane


Amendamenti i 14-të i Kushtetutës amerikane garanton shtetësinë për cilindo që ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Ky fakt ka çuar tek një praktikë që njihet si “turizëm i lindjeve”, ku gratë shtatëzëna nga shumë vende të botës vijnë në Amerikë për të lindur që fëmijët e tyre të kenë shtetësinë amerikane. Kjo çështje është theksuar gjatë fushatës presidenciale, ndërsa disa sugjerojnë ndryshimin e Amendamentit të 14-të.

Në fillim të tetorit, një grua tajvaneze lindi në një avion që shkonte nga Taivani për në Los Angeles. Meqenëse avioni ishte në hapësirën amerikane, bebja e lindur mori shtetësi amerikane. Por nëna u deportua në Tajvan, dhe është kritikuar se ka gënjyer për të lindur fëmijët në Amerikë.

Ajo nuk është e vetmja e dyshuar për mashtrim lidhur futjen e saj në Amerikë në kushte shtatëzanie.

Në mars, agjentët federalë bastisën 20 pika të ndryshme në Kaliforninë jugore që besohej për përfshirje në skemën “turizmi i shtatzanisë”, që ofrojnë shërbime udhëtimi dhe qëndrim për gratë e huaja shtatëzëna që kërkojnë të lindin në Shtetet e Bashkuara.

Të ashtu-quajturat hotele-materniteti, strehojnë kryesisht gra nga Kina që kanë paguar 15 deri 50 mijë dollarë.

Ndërsa hetuesit po studiojnë nëse janë bërë shkelje penale, duket se fëmijët e lindur nga këto gra, faktikisht do të jenë shtetas amerikanë.

Ish prokurori nga Teksasi James Ho:

“Shtetësia në bazë të lindjes është për këdo që lind në Amerikë dhe në bazë të ligjeve amerikane të gjithë duhet të respektojnë ligjet e Shteteve të Bashkuara.”

Zoti James Ho thotë se ka disa përjashtime si fëmijët e diplomatëve, por thotë se edhe fëmijët e lindur nga turistët e huaj përfitojnë:

“Fëmijët e lindur në Amerikë nga turistët e huaj, në bazë të interpretimit të ligjit do të jenë shtetas amerikanë.”

Por profesori i ligjeve John Eastman beson se ligji po keqinterpretohet. Termi kryesor, thotë ai, është në varësi të juridiksionit amerikan:

“Nëse je ilegalisht këtu nuk ke të drejtën automatike të shtetësisë që garantohet nga Amendamenti i 14-të.”

Gratë e huaja vizitore, thotë ai, që vijnë në Amerikë për të lindur “nuk janë të detyruar për besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara” po ashtu as fëmijët e tyre:

“Ata kanë besnikëri ndaj vendit të prindërve. Keqkuptimi për të drejtën e shtetësisë nga lindja në Amerikë ka krijuar industrinë e turizmit të lindjeve.”

Disa kandidatë republikanë, përfshirë biznesmenin Donal Trump dhe senatorin e Teksasit Ted Cruz, thonë se duan të heqin të drejtën e shtetësisë nga lindja. Por, që të bëhet kjo do të duhet një amendament kushtetues, një proces i gjatë dhe i komplikuar që nuk ka shanse të ndodhë së shpejti

XS
SM
MD
LG