Lidhje

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet ndaj të krishterëve irakianë

  • Zëri Amerikës

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet ndaj të krishterëve irakianë

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet ndaj të krishterëve irakianë

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar një valë sulmesh kundër të krishterëve irakianë javëve të fundit.

Departamenti i Shtetit tha dje se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë dhunën ndaj qytetarëve të krishterë në Irak. Në një deklaratë, Shtetet e Bashkuara thanë se veçojnë rëndësinë e të krishterëve në shoqërinë irakiane dhe lavdëruan qeverinë e Irakut për masat e shtuara të sigurisë për mbrojtjen e bashkësive të krishtera.

Dje, irakianët mbajtën funeralin për dy viktimat e një vargu sulmesh të enjten, që me sa duket kishin për shënjestër shtëpitë e pakicës së krishterë.

Shpërthimet ndodhën pasi disa militantë të lidhur me al-Kaidën kërcënuan se do të kryenin sulme ndaj të krishterëve irakianë gjatë kohës së Krishtlindjeve.

XS
SM
MD
LG