Lidhje

Senati fillon debatin për paketën e ndihmave për Ukrainën


Congress
Congress
Disa orë pasi vendet më të fuqishme ekonomike të botës vendosën të ndëshkonin Rusinë për shkak të aneksimit të Krimesë, senati amerikan bëri përparime në lidhje me një projekt-ligj për t’i ofruar ndihmë ekonomike Ukrainës dhe për t’i vënë sanksione Moskës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman njofton se senati me 78 vota pro dhe 17 kundër miratoi masën për fillimin e debatit mbi një projekt-ligj i cili pritet të miratohet në ditët e ardhshme dhe duhet të harmonizohet me legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Projektligji i senatit autorizon hua të garantuara për Ukrainën, shqipton dënime ekonomike për zyrtarët rusë dhe riorionton kontributet amrikane për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një mënyrë që mund të lehtësojë dhënien e kredive shtesë Kievit.

Senatori republikan Dan Coats, i cili është në listën e personave që u ndalohet udhëtimi në Rusi pas sanksioneve hakmarrëse të shpallura nga Moska javën e kaluar, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk mund të jenë pasiv përballë agresionit rus.

"Ne dhe aleatët tanë evropianë duhet t’i kuptojmë përmasat e krimit të presidentit rus Vladimir Putin, ndërkohë që ai hedh poshtë të gjitha standardet moderne të sjelljes së përgjegjshme ndërkombëtare dhe shkel shenjtërinë e kufijve territorialë, një standard jetik për stabilitetin në botën e pas Luftës së Ftohtë. Përgjigja ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e fuqishme".

Një tjetër senator të cilit u është ndaluar udhëtimi në Rusi, republikani John McCain, kërkoi atë që ai e quajti ndihmë ushtarake "mbrojtëse" të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Senatori McCain javën e kaluar vizitoi Kievin. Ai ishte i shoqëruar nga senatori demokrat Chris Murphy, i cili tha se ukrainasit janë duke kërkuar demonstrim të udhëheqjes nga Shtetet e Bashkuara.

"Unë mund t'ju them, se ata po presin një sinjal shumë të fortë të mbështetjes nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, që do të dërgonte mesazhin se ne do të qëndrojmë bashkë me vëllezërit dhe motrat tona në Ukrainë ndërkohë që ata angazhohen në këtë betejë epike për pavarësinë, lirinë dhe sovranitetin e tyre".

Disa republikanë kundërshtojnë reformën në ndihmën amerikane për Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke pretenduar se kjo masë do të impononte kosto shtesë për taksapaguesit amerikanë. Kjo dispozitë mungon në paketën e ndihmave për Ukrainën të miratuar më herët këtë muaj nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët. Nëse projktligji për Ukrainën miratohet nga senati i kontrolluar nga demokratët, nuk është e paqartë nëse Dhoma e Përfaqësusve do ta miratonte reformën për kontributet amerikane për FMN. Të dy dhomat e Kongresit do të duhet të miratojnë masa identike të projekt-ligjit para se ai të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për të marrë nënshkrimin e presidentit Barak Obama.
XS
SM
MD
LG