Lidhje

SHBA: 6 boshnjakë akuzohen për ndihmë ndaj ISIS


Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar gjashtë emigrantë boshnjakë se u kanë dërguar para dhe paisje terroristëve jashtë Shteteve të Bashkuara, përfshirë luftëtarët me grupin Shteti Islamik dhe al-Kaidën në Irak.

Në një akt-padi që u bë publike dje, të gjithë të pandehurit u akuzuan për konspiracion për mbështetje materiale dhe me burime për terroristët. Dy prej tyre u akuzuan gjithashtu për konspiracion për të vrarë dhe masakruar njerëz në një vend të huaj.

Pesë nga të akuzuarit janë arrestuar. I gjashti është jashtë vendit.

Të gjashtë të pandehurit boshnjakë jetonin ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, në tre shtete të ndryshme: Nju Jork, Ilinoi dhe Mizuri.

XS
SM
MD
LG