Lidhje

Dy senatore amerikane vizitojnë Kubën


Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara deklaruan se po lehtësonin kufizimet për importet kubaneze, dy senatorë amerikanë filluan një mision tregëtar në Kubë.

Senatoret demokrate Claire McCaskill nga shteti i Mizurit dhe Amy Klobuchar nga Minesota shkuan dje në Kubë për t’i hedhur një vështrim mundësive të reja në Kubë.

Shtetet e Bashkuara deklaruan të premten se do të lejonin bizneset e vogla kubaneze të shisnin mallrat dhe shërbimet e tyre në Shtetet e Bashkuara, përveç artikujve ushqimorë dhe bujqësorë, alkoholikë dhe të duhanit, si edhe disa prej artikujve tekstile.

XS
SM
MD
LG