Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për rritjen e tavanit të borxhit


Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një masë për rritjen e tavanit të borxhit të qeverisë për një vit duke i mundësuar qeverisë të marrë më shumë hua për të paguar detyrimet e saj financiare.

Masa u miratua me 221 vota pro dhe 201 kundër, disa orë pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Republikani John Bohner, tha se ai do të lejonte hedhjen në votim rritjen e tavanit të borxhit të vendit mbi nivelin aktual prej 17.3 trilionë dollarësh pa vendosur kushte të reja mbi shpenzimet qeveritare.

Autoriteti i qeverisë për huamarrje pritej të skadonte në fund të shkurtit.
Vetëm 28 nga 232 ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan në favor të kësaj mase.

Senati i kontrolluar nga demokratët gjithashtu pritet të miratojë masën për rritjen e tavanit të borxhit, dhe më pas Presidenti Obama do ta nënshkruajë atë në ligj.
XS
SM
MD
LG