Lidhje

Demokracia në botë shënon suksese

  • Kent Klein

Demokracia ka shënuar një numër sukesesh kudo në botë gjatë tri dekadave të fundit, në sajë të disa organizatave me bazë në Shtetet e Bashkuara. Fondacioni Kombëtar për Demokracinë dhe grupe të tjera si kjo po festojnë 30 vjetorin e krijimit të tyre.

Pjesa më e madhe e botës është më demokratike sot se kur u krijua Fondacioni Kombëtar për Demokracinë në vitin 1983. Grupi jo-fitimprurës privat, i cili merr fonde nga Kongresi, ka ndihmuar për të sjellë ndryshime, siç shprehet presidenti i tij Carl Gershman:

"Puna jonë, përgjegjësia jonë, misioni ynë është të ndihmojmë. Ne bëjmë pikërisht këtë. Por forcat kryesore shtytëse janë mes këtyre vendeve dhe praktikisht pupujt e atyre vendeve”.

Fondacioni është një nga grupet pro-demokracisë që kanë hyrë në dekadën e tyre të tretë. Instituti Demokratik Kombëtar dhe Instituti Republikan Ndërkombëtar, të lidhur me dy partitë, kanë misione të ngjashme.

Grupet punojnë me organizatat jo-qeveritare, partitë politike, aktivistët e demokracisë dhe disa qeveri për të ndihmuar në forcimin e institucioneve demokratike. Fondacioni Kombëtar për Demokracinë ndihmon duke u dhënë grante këtyre grupeve që ka në zyrat e tyre në terren, thotë presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar, Ken Wollack.

"Në shumicën e këtyre vendeve, ne punojmë me partitë në pushtet, me partitë e opozitës, me qeverinë, punojnë me shoqërinë civile”.

Megjithatë, grupet që punojnë në terren janë hera herës të pambrojtura ndaj kundërshtimeve të qeverive.

Instituti Republikan dhe ai Demokrat u ndodhën vitin e kaluar në Rusi nën presionin e qeverisë së Presidentit Vladimir Putin.

Melinda Haring, ish zyrtare e programit të Institutit Demokrat në Azerbajxhan dhe tani me Instritutin e Kërkimve për Politikën e Jashtëme, thotë se ndihma duhet të jepet vetëm për vendet gjysmë të lira.

"Kur je në vende si Kazakistani, Azerbajxhani apo Rusia, është e vështirë për të zbatuar programe që me të vërtetë sfidojnë regjimin”.

Por Wollack thekson disa raste suksesesh të agjencisë që ai drejton, duke përfshirë edhe zgjedhjet e këtij viti në Kenia, të cilat ishin shumë më paqësore se sa votimet e së kaluarës.

"Shumë përpjekje janë bërë për të nxitur dialogun mes partive politike, dialogun mes autoriteteve të zgjedhjevedhe partive, si dhe angazhimi konstruktiv i të rinjve në procesin politik”.

Carl Gershman thotë se demokracia shpesh lëshon rrënjë ngadalë, por ajo është shumë e dëshirueshme nëpër botë.

"Edhe në vendet si Arabia Saudie, ose si Koreja e Veriut, ka njerëz, të cilët përpiqen për hedhjen e hapave drejt demokracisë. Me kalimin e kohës, mendoj se ajo do të jetë e pashmangshme”.

Prej 30 vjetësh, grupet amerikane për demokracinë kanë arritur rezultate në shumë vende njeri pas tjetrit.

XS
SM
MD
LG