Lidhje

SHBA: Prerja e dollarit që prej Luftës Civile

  • Julie Taboh

Dollari amerikan është një monedhë e përhapur në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën, prandaj është shumë e rëndësishme që monedha të jetë e dallueshme dhe të besueshme. Kjo është detyra e një agjencie qeveritare që ka shtypur kartmonedha për më shumë se 150 vjet. Julie Taboh e Zërit të Amerikës vizitoi selinë e kësaj agjencie në Uashington për të parë nga afër se si prodhohet monedha amerikane.

Byroja e Prerjes së Parave prodhon miliona kartmonedha çdo ditë në qendrat e saj në Teksas dhe këtu në Uashington...duke e bërë atë një prej operacioneve më të mëdha të prerjes së monedhave në botë.

Kjo agjenci u krijua në vitin 1862 nga Presidenti Abraham Lincoln gjatë Luftës Civile.
Drejtori i kësaj byroje, Larry Felix thotë se prodhimi i kartmonedhave nga fillimi në fund është një proces shumë i ndërlikuar:

“Duket si bojë në letër, dhe është në fakt është bojë në letër, por brenda kartmonedhës ekziston një numër shumë i madh sistemesh”.

Gjatë fazës së parë të prerjes, aplikohet ngjyra e sfondit.
Pastaj kartmonedhat shtypen në pllaka metalike të gdhendura me bojë, proces ky që u jep atyre relievin e dallueshëm.

“Shtetet e Bashkuara e përdorin këtë proces të prerjes së monedhave më shumë se çdo vend tjetër, sepse ky proces aplikohet në të dyja anët e kartmonedhave”.

Pastaj shtohet numri serial dhe vula përkatëse:

“Ne u shtojmë monedhave këto tipare dalluese për t’i ndihmuar njerzit që të sigurohen se paratë nuk janë falso.

"Ne gjithnjë vlerësojmë kërcënimet kundër monedhave kur bëhet fjalë rreth teknologjisë dixhitale dhe si rezultat kemi parashikuar këto kërcënime dhe kemi krijuar tipare dalluese për banknotat”.

Rosie Rios është drejtoreshë e Thesarit të Shteteve të Bashkuara. Ajo drejton si Byronë e Prerjes së Parave edhe Byronë e Stampimit të monedhave metalike.

Ndërsa për qindja e parave fallso në qarkullim është shumë e vogël, thotë ajo, qeveria vazhdon të bëjë ndryshime në kartmonedha për të parandaluar fallsifikimin e tyre. Si shembull, ajo përmend monedhën 100 dollarëshe:

“Një prej karakteristikave që ka monedha 100 dollarëshe, e prerë në tetor të vitit të kaluar, është një fije sigurie blu tre dimensionale”.

Fija, bashkë me forma të tjera sigurie, e bëjnë më të lehtë për publikun që të njohin monedhën reale dhe më të vështirë për kontrabandistët që ta kopjojnë atë.

“Dollari amerikan është i besuar në gjithë botën. Njerëzit e njohin atë prandaj ne duam të sigurohemi se prodhojmë diçka që është e besueshme, e sigurtë dhe që njerzit mund ta përdorin në të ardhmen”.

Dhe nëse ka njerëz që shqetësohen se transaksionet me para në dortë do t’i takojnë së kaluarës, zonja Rios thotë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

“Megjithëse në vitet e fundit janë shtuar shumë transaksionet elektronike, shuma e monedhave që ne presim ka qënë në rritje. Ne ende shtypim çdo vit mesatarisht 7 miliardë kartmonedha”.

60 për qind e tyre janë në qarkullim jashtë Shteteve të Bashkuara, monedha këto, thotë zonja Rios, që do të përdoren për shumë vjet në të ardhmen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG