Lidhje

Rritet numri i amerikanëve që aplikojnë për përfitime papunësie


Më shumë amerikanë kanë aplikuar për përfitime për të papunët javën e kaluar.

Raporti i publikuar sot nga Departamenti Amerikan i Punës tha se numri i aplikimeve për herë të parë për përfitime u rrit me 18 mijë në 460 mijë javën e kalur.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Punës tha se ka rritje të kërkesave për për fitime të njerëzve të papunë para dhe pas festës së Pashkëve. Ai gjithashtu tha se numri i kërkesave mund të jetë ndikuar nga një festë shtetërore në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë.

Zyrtarët thanë se masa e dytë e papunësisë në Shtetet e Bashkuara tregon se numri i i amerikanëve që vazhdojnë të marrin përfitime papunësie, ka pësuar ulje në javën që përfundoi me 27 mars, në 4,5 milion vetë.

Zyrtarët thanë se shifrat janë më të ulëta këtë vit, por kjo nuk përfshin amerikanët që po marrin përfitime emergjente, apo ata që kanë aplikuar për vazhdimin e përfitimeve.

XS
SM
MD
LG