Lidhje

Rritet ekonomia amerikane


Ekonomia amerikane ka shënuar një rritje prej 5 për qind në tremujorin e kaluar, më tepër se sa parashikimi.

Zyrtarët sot njoftuan rritjen e madhe të prodhimit të brendshëm neto, që përcaktohet nga prodhimi i mallrave dhe i shërbimeve të marra së bashku. Ky është treguesi më i gjerë për gjendjen e ekonomisë së një vendi.

Ekspertët thonë se rritja ekonomike ka qenë e lartë, si rrjedhojë e shtimit të shpenzimeve nga konsumatorët dhe investimeve të biznesit.

XS
SM
MD
LG