Lidhje

Bien tregjet e aksioneve në SHBA dhe Evropë


Indekset e aksioneve ranë sot ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, ndërsa investitorët shqetësohen rreth pasurive të lëkundura të vendeve me tregje të reja nëpër botë.

Tregjet e aksioneve ranë në Nju Jork, Frankfurt, Paris dhe Londër si pasojë e shitjes në masë të aksioneve, shitja kjo më e fundit, që kanë shkaktuar rënien e çmimeve të aksioneve gjatë gjithë janarit.

Vlera e monedhës në Hungari, Turqi dhe Afrikën e Jugut ra, ndërkohë që udhëheqësit botërorë të financave shprehën shqetësim rreth tërheqje ssë investimeve nga ekonomitë e reja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se është e vështirë të përcaktohet arsyeja e saktë për rëndien e çmimeve të aksioneve, por, shtoi se vendet me tregje të reja duhet të marrin "masa urgjente" për të përmirësuar ekonomitë.

Disa vende me ekonomi të reja kanë fajësuar bankën qendrore të Shteteve të Bashkuara, ose Rezervën Federale, për rënien e tregjeve të aksioneve në botë, ndërsa ajo vazhdon të mbështesë ekonominë amerikane, më e madhja në botë. Anëtarët e Bankës amerikane thanë këtë javë se në shkurt do të shkurtojnë blerjet e aseteve, që kanë për qëllim t’i japin shtytje ekonomisë amerikane, ndërsa pasuritë e saj vazhdojnë të përmirësohen.
XS
SM
MD
LG