Lidhje

Banka Qendrore do të blejë letra me vlerë


Vendimet e bankës ndodhin ndërsa presidenti Obama dhe Kongresi po negociojnë për të evituar katastrofën fiskale

Banka Qendrore amerikane thotë se po ndërmerr një plan të ri për blerjen e letrave me vlerë, në një përpjekje të fundit për të mbajtur të ulta normat e interesit dhe për t’i dhënë shtytje ekonomisë së dobët amerikane.

Rezerva Federale ra dakort sot të blejë 45 miliardë dollarë bonde çdo muaj duke filluar nga janari, pëveç letrave me vlerë që banka qëndore po blen tashmë çdo muaj që lidhen me tregun e pasurive të patundshme. Banka Qendrore thotë se të dy planet “duhet të mbajtë presionin e ulët” mbi interesat afatgjata për të inkurajuar rritjen e biznesit dhe tregun e punës.

Ka hedhur miliarda dollarë në ekonominë amerikane gjatë dy vjetëve të fundit përmes blerjes së bondeve qeveritare dhe letrave me vlerë, por ekonomia më e madhe e botës ka përparuar me një ritëm modest.

Vendimet e bankës ndodhin ndërsa presidenti Barack Obama dhe Kongresi po negociojnë për të evituar atë që po quhet katastrofë fiskale.

Rreth 500 miliardë dollarë shkurtime të shpenzimeve në programe të rëndësishme qeveritare dhe rritja e taksave për shumicën e amerikanëve do të ndodh automatikisht në se nuk arrihet një marrëveshje deri më 1 janar. Analistët e pavarur thonë se në se Shtëpia e Bardhë dhe republikanët në kongres nuk bien dakort për një plan të ri financiar, ekonomia amerikane mund të hyjë në recesionin e dytë në tre vjet.
XS
SM
MD
LG