Lidhje

Të dhëna të reja për ekonominë amerikane


Shtetet e Bashkuara thonë se rritja tregut të punës në vend ra ndjeshëm muajin e kaluar, megjithëse përqindja e papunësisë u ul lehtë në nivelin 7.6 për qind.

Punëdhënësit amerikanë kanë shtuar nga 200 mijë vende pune në muaj që nga fundi i vitit të kaluar. Por Zyra e Statistikave të Punës tha sot se në mars u hapën vetëm 88 mijë vende të reja pune, shifra më e ulët në nëntë muajt e fundit.

Kjo ishte një rënie e konsiderueshme krahasuar me 268 mijë vendet e punës që u hapën në shkurt dhe një sinjal që rimëkëmbja nga recesioni i thellë i para pesë vjetësh mbetet e pasigurt.
XS
SM
MD
LG