Lidhje

Ekonomia amerikane dhe kërkesat e të papunëve


SHBA: Numri i amerikanëve që bëjnë kërkesë për përfitimet e papunësisë po pakësohet, sinjal se tregu i punës mund të jetë duke u stabilizuar

Numri i amerikanëve që bëjnë kërkesë për përfitimet e papunësisë është duke u pakësuar, një sinjal se tregu i punës në Shtetet e Bashkuara mund të jetë duke u stabilizuar.

Qeveria njoftoi sot se javën e kaluar 340 mijë punonjës dorëzuan kërkesat për përfitimet e papunësisë, 7 mijë vetë më pak se një javë më parë.

Kjo e çon shifrën 4-javore mesatare të kërkesave për përfitime në 348 mijë e 750 vetë, shifra më e ulët që nga marsi i vitit 2008, kur ishte faza e hershme e krizës më të rëndë ekonomike të SHBA që nga Depresioni i Madh në vitet 1930.
XS
SM
MD
LG