Lidhje

SHBA: Romney nuk voton për Donald Trumpin


Në Shtetet e Bashkuara, ish-kandidati republikan për president, Mitt Romney thotë se nuk do të votojë për kandidatin e priitshëm të partisë Donald Trump në nëntor, duke përmendur si arsye komentet raciste dhe kundër grave të miliarderit.

Zoti Romney tha në CNN se nuk mund të imagjinojë një president amerikan të thotë gjëra që do të ndryshonin karakterin e brezave të tërë të ardhshëm amerikanë.

Kandidati republikan në zgjedhjet e vitit 2012, që humbi ndaj presidentit demokrat Barack Obama, po mban takimin e katërt vjetër të quajtur Ekspertë dhe Entuziastë, një aktivitet privat për republikanët ku tema kryesore këtë vit është kandidati aktual i partisë.

Në intervistën televizive, zoti Romney tha se nuk do të votojë as për kandidaten demokrate Hillary Clinton. Ai po shqyrton mundësinë të votojë për kandidatin libertarian Gary Johnson.

XS
SM
MD
LG