Lidhje

Kandidatët zhvillojnë fushatë në Ohio


Sipas anketave të fundit, zoti Romni gëzon mbështetje të barabartë me presidentin më pak se një muaj para zgjedhjeve të 6 nëntorit

Kandidati republikan për president Mitt Romney do të qëndrojë edhe një ditë në shtetin e rëndësishëm e të pavendosur të Ohajos, ndërsa vazhdon të shtojë mbështetjen në anketat e opinionit përkundrejt Presidentit Barack Obama.

Sipas anketave të fundit në mbarë vendin, ish guvernatori i shtetit Massachusetts gëzon mbështetje të barabartë me presidentin, ndërsa ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet e 6 nëntorit. Mbështetja për zotin Romney është shtuar që prej debatit të parë presidencial, gjatë të cilit ai u paraqit shumë më mire se sa presidenti Obama.

Zoti Romney u tha përkrahësve të tij në Ohajo se debate nxorri në dritë një diferencë të qartë mes tij dhe presidentit.

Edhe presidenti ishte në Ohajo, ku u bëri thirrje studentëve të Universitetit të Ohajos që të regjistrohen dhe të votojnë. Zoti Obama kritikoi propozimet e zotit Romney për uljen e deficitit, duke përfshirë edhe shkurtimin e fondeve qeveritare për transmetimet publike, të cilat transmetojnë edhe programin popullor për fëmijë "Sesame Street".
XS
SM
MD
LG