Lidhje

Arvizu, thirrje për fushatë të qetë zgjedhore


Ambasadori amerikan në Tiranë i bëri këto komente në përfundim të një takimi që pati me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Në Tiranë ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu bëri thirrje për një fushatë të qetë zgjedhore ndërsa theksoi se militantët duhet të mbajnë nën kontroll pasionet e tyre

Ai i beri këto komente në përfundim të një takimi që pati me drejtorin e përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj me të cilin diskutoi pikërisht për situatën që po i paraprin zgjedhjeve të 23 qershorit dhe rolit të forcave të policisë.

Zoti Arvizu deklaroi se kishte marrë siguri për përkushtimin e policisë për të ofruar një një periudhë para zgjedhore dhe një ditë zgjedhore të qetë dhe të paqtë. Deri më tani përtej retorikës së acaruara politike, incidentet e ndodhura kanë qenë të izoluara. Nga ana e tij zoti Burgaj tha se “policia po monitoron me kujdes të gjithë territorin e vendit dhe se ajo do të zbatojë vetëm ligjin, duke respektuar liritë të drejtat e qytetarëve për të votuar të qetë dhe pa asnjë problem në të gjithë territorin e Shqipërisë.”
XS
SM
MD
LG