Lidhje

SHBA, paralajmërim amerikanëve të mos udhëtojnë jashtë vendit


Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë paralajmërim për qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit, duke i këshilluar për kujdes ndaj një kërcënimi terrorist nga al-Kaida.

Departamenti i Shtetit tha sot se mundësia për një sulm terrorist është veçanërisht e fuqishme në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Ajo tha se një sulm i tillë mund të vijë nga Gadishulli Arabik.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se al-Kaida dhe degët e saj mund të kryejnë sulme që tani e deri në fund të gushtit.

Paralajmërimi vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thane se do të mbyllin ambasadat amerikane në botë këtë të djelë për arsye sigurie.

Shtetet e Bashkuara thaë se ndo të mbyllin të djelën një numër ambasadash dhe konsullatash për arsye sigurie. Fjala është për ambasadat dhe konsullatat që normalisht janë hapur të djelën të cilat janë janë kryesisht në vendet myslimane.

Lajmin për mbylljen të dielën të një numri ambasadash dhe konsullatash amerikane e njoftoi zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit Marie Harf:

"Departamenti i Shtetit ka udhëzuar disa ambasada dhe konsullata të qëndrojnë të mbyllura ose të ndërpresin operacionet të djelën më 4 gusht. Si masë kujdesi për punonjësit tanë dhe për të tjerët që mund të jenë duke vizituar ambasadat kemi vendosur të ndërmarrim këto hapa parandaluese. Kur e kërkojnë rrethanat, Departamenti, ndërmerr hapa si ky për të balancuar vazhdimin e operacioneve tona me sigurinë dhe kujdesin. "

Zonja Harf nuk tha konkretisht se cilat misione do të mbyllen dhe me çfarë kërcënimi përballen.

Departamenti i Shtetit tha se ambasadat dhe konsullatat që u është kërkuar të mbyllen janë ato që normalisht janë hapur të djelën. Ato përfshijnë ambasadat në botën myslimane, ku java e punës është zakonisht nga e djela në të enjte.

Zyrtarët thane se mbyllja mund të zgjasë, pasi të bëhet një vlerësim i ri i rrethanave.
XS
SM
MD
LG