Lidhje

Ambasada Amerikane: Maqedonia ka nevojë për reforma të thella


Ambasada Amerikane në Shkup duke përshëndetur marrëveshjen e arritur dje nga qeveria dhe opozita thekson se Maqedonia ka nevojë për reforma të thella në të ardhmen për të përmirësuar klimën demokratike.

Përmes një deklarata të lëshuar të mërkurën, Ambasada Amerikane në Shkup thekson se katër drejtuesit e partive ranë dakort për forcimin e institucioneve të vendit dhe ripohuan angazhimin e tyre drejt procesit të integrimeve Euro-Atlantike, përmes forcimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe atyre të fqinjësisë së mirë.

Rruga drejtë së ardhmes nuk do të jetë e lehtë dhe do të kërkojë bashkëpunimin e gjithë udhëheqësve të Maqedonisë, thekson Ambasada Amerikane në Shkup.

XS
SM
MD
LG