Lidhje

Ndahen Çmimet Emmy për televizionin


Mbrëmë në Los Anxhelos u mbajt ceremonia e 64 e ndarjes së Çmimeve Emmy, ku nderohen artistët më të mirë të filmave dhe shfaqjeve televizive. Seriali Homeland, i cili transmetohet nga kanali Showtime fitoi çmimin e parë si drama më e mirë.

Seriali Homeland është një melodramë psikologjike mbi historinë e një ushtari amerikan të ndikuar nga Al Kaida, i cili kthehet në atdhe për të kryer një sulm terrorist. Aktori britanik Damian Lewis, i cili interpreton në rolin e ushtarit amerikan dhe Claire Danes, që interpreton rolin e agjentes së CIA-s me sëmundjen bi-polare, e cila dyshon se ushtari i është dorëzuar Al-Qaidës, fituan çmimin Emmy si aktori dhe aktorja më e mirë e serialit.

Ky film mori gjithashtu çmimin për skenarin më të mirë. Aktorja Julianne Moore fitoi çmimin aktorja më e mirë për miniserialin që portretizon politikanen amerikane Sarah Palin në filmin Game Change të kanalit HBO. Ndërsa aktorja Maggie Smith fitoi çmimin Emmy si aktorja më e mirë në interpretimin e një roli dytësor në serialin Downtown Abbey të kanalit PBS.
XS
SM
MD
LG