Lidhje

SHBA: Më shumë vende pune


Tregut amerikan të punës iu shtuan 148 mijë vende të reja pune në shtator, ndërsa papunësia u ul në nivelin më të ulët në gati 5 vjet.

Qeveria njoftoi sot se niveli i papunësisë u ul në 7 presje 2 për qind, zero presje një për qind më pak nga shifra e muajit gusht. Ky është niveli më i mirë i regjistruar që nga fundi i vitit 2008, para se vendi të hynte në recesionin më të thellë që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Numri i vendeve të punës tregon se ekonomia ishte ende e dobët para mbylljes së pjesëshme 16 ditore të qeverisë, që mund t’i ketë kushtuar ekonomisë deri në 24 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG