Lidhje

SHBA, BE sugjerojnë shtyrjen e zgjedhjeve në Maqedoni


Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily dhe ai i Bashkimit Evropian Aivo Orav vlerësojnë se në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme në datën e caktuar, që është 24 prilli.

Ambaasdori amerikan, megjithatë tha se data mbetet të caktohet nga drejtuesit politikë të Maqedonisë, ndërsa theksoi se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin sa më parë që të jetë e mundur pasi të realizohen reformat e nevojshme.

Ambasadori amerikan vuri në dukje mungesën e reformave në media dhe nevojën për të punuar në rekomandimet e njohura si të Priebe-s. Ambasadorët, ndërkaq theksojnë shqetësimet nga njoftimet për trysni ndaj votuesve dhe personave të tjerë.

Ambasadori amerikan i bëri komentet pas një takimi me drejtuesit e partive kryesore, ku megjithatë nuk mori pjesë Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE mori vendim për të mos vazhduar bashkëpunimin me ndërmjetësin evropian Peter Vanhojte, i cili ka ndihmuar bisedimet e grupeve të punës mbi arritjen e reformave që dalin nga marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut të vitit të kaluar.

Në një komunikatë të VMRO-së thuhet se “vendimi vjen si rrjedhojë e fyerjeve të ndërmjetësit ndaj VMRO-DPMNE-së dhe nënvlerësimet e vazhdueshme ndaj popullit dhe Republikës së Maqedonisë”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG