Lidhje

SHBA dhe BE, shqetësim për zhvillimet në Maqedoni


Krerët e misioneve të BE dhe SHBA në Shkup i bënë thirrje opozitës të kthehet në kuvend dhe qeverisë të marrë hapa për dialog politik

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësim për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, duke thënë se ato po e zhvendosin vëmendjen nga prioritetet strategjike të vendit.

Me anë të një deklarate, krerët e misioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Shkup i bënë thirrje opozitës të kthehet në kuvend dhe qeverisë që të ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për dialog politik.

Ambasadorët thanë se respektimi i institucionit të kuvendit do të ishte në interes të të gjitha partive politike dhe vendit, pasi programet e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO janë me rëndësi kyçe për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake.
XS
SM
MD
LG