Lidhje

SHBA: qeveria ngre padi ndaj firmës Fiat-Chrysler


Qeveria amerikane ka ngritur një padi civile kundër prodhuesit të makinave Fiat Chrysler për përdorimin e një programi të paligjshëm me qëllim shtrembërimin e të dhënave mbi sasinë e gazit që lëshohet në mjedis nga automjetet e saj me naftë.

Padia e paraqitur të martën pason akuzat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të bëra në muajin janar.

Programi fsheh lëshimin e oksidit të azotit, duke bërë që automjetet të duken sikur përmbushin rregullat e përcaktuara nga “Akti për ajër të pastër”, në një kohë kur makinat lëshojnë më shumë gaz se sa lejohet.

Bëhet fjalë konkretisht për modelet e vitit 2014 deri 2016 të Grand Cherokees dhe Dodge Ram 1500.

Fiat Chrysler nuk komentoi lidhur me padinë, por aksionet e kompanisë ranë me 2.9 për qind.

Në vitin 2015, prodhuesi i makinave “Volkswagen” u kap duke përdorur një pajisje të ngjashme për të mashtruar standardet e lëshimit të gazit në mjedis. Volkswagen pranoi se kishte mashtruar dhe u gjobit me 20 miliardë dollarë ndërsa u paditën dhe shtatë drejtues të kompanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG