Lidhje

Presidenti Obama, apel për veprim në Kongres


Presidenti amerikan po i bën presion Kongresit të shmangë rritje të mëdha taksash për amerikanët si dhe shkurtime të thella buxhetore

Presidenti amerikan Barak Obama po i bën presion Kongresit të shmangë rritje të mëdha taksash për amerikanët si dhe shkurtime të thella buxhetore që mund ta zhysin vendin në recesion, nëse nuk arrihet në kompromis.

Çdo orë që kalon na sjell më pranë momentit kur hyn në fuqi e ashtu-quajtura ‘katastrofa fiskale’, që aktivizon masa të thella për shkurtimin e deficitit buxhetor.

Zoti Obama tha në një intervistë për rrjetin NBC se ligjvënësit duhet të veprojnë pa vonesë për të mbajtur përqindjet e taksave në nivelin aktual, me përjashtim të amerikanëve më të pasur. Ai tha se masat ligjore do të shmangnin një ndër skenaret më negative ekonomike për vendin. Më pas, shtoi presidenti, mund të zhvillohen negociata të mëtejshme për të pakësuar deficitin buxhetor dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Udhëheqësit e Kongresit kanë vazhduar punën për të negociuar një marrëveshje. Si Senati, ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve zhvillojnë sot sesione të jashtëzakonshme në përpjekje për gjetjen e kompromisit para skadimit të afatit në momentin e ndërrimit të viteve.

XS
SM
MD
LG