Lidhje

Gjeneralët në pension kërkojnë ruajtjen e disa programeve


Më tepër se 120 gjeneralë dhe admiralë amerikanë në pension po i bëjnë thirrje Kongresit të mos i shkurtojë shpenzimet për diplomacinë dhe ndihmat jashtë vendit, dy funksione qeveritare, të cilat mund të bëhen objekt i shkurtimeve në buxhetin e parë të Presidentit Donald Trump.

Kur ta bëjë të njohur propozimin e tij për buxhetin sonte para Kongresit, zoti Trump pritet të kërkojë shumën e 54 miliardë dollarëve për të shtuar shpenzimet ushtarake, ndërkohë që kërkon të shkurtojë shpenzimet për disa programe brenda vendit, sidomos në Departamentin Shtetit dhe në Agjencinë e Mbrojtjes së Mjesidit.

Në një letër që i dërguan dje udhëheqësve demokratë dhe republikanë në Kongres, oficerët në pension shkruanin se “forcimi i diplomacisë dhe njëkohësisht zhvillimi i mbrojtjes janë shumë të rëndësishme për ta mbajtur Amerikën të sigurtë.”

Ish komandantët ushtarakë shkruanin se eksperienca i ka mësuar se shumë nga krizat që përjeton vendi nuk mund të zgjidhen vetëm me ndërhyrje ushatarake.

XS
SM
MD
LG