Lidhje

SHBA, besimi te qeveria tepër i ulët


Është e njohur se shumë amerikanë e shohin me mosbesim qeverinë, por një sondazh i ri tregon se niveli i besimit te qeveria ka arritur një "ndër nivelet më të ulëta në gjysmë shekullin e fundit."

Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar sot, vetëm 19 për qind e amerikanëve e besojnë qeverinë "gjithmonë ose në shumicën e rasteve."

Kjo është në kontrast me 15 vjet më parë, pas sulmeve të 11 shtatorit, kur 60 për qind e amerikanëve thanë se kishin besim te qeveria.

Që atëherë besimi ka rënë vazhdimisht, sidomos me luftën në Irak dhe për shkak të pasigurisë ekonomike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG