Lidhje

Forcohen masat e sigurisë në ndërtesat qeveritare


Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson ka urdhëruar masa më të forta sigurie në ndërtesat qeveritare në

Washington dhe në disa qytete të tjera kryesore amerikane.

Zoti Johnson nuk përmendi kërcënime specifike, por tha se do të shtohen masat e sigurisë nëpër të gjitha ndërtesat qeveritare, me radhë.

Grupe terroriste kanë bërë thirrje për sulme brenda në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë, përfshirë sulme ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë.

Sekretari Johnson tha se ngjarjet e kohëve të fundit, siç ishin dy sulme në Kanada javën e kaluar, janë bërë shkas për shtimin e vigjilencës në mbrojtjen e objekteve qeveritare në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka shqetësime për sulme të mundshme nga të ashtuquajturit “ujq të vetmuar”, që janë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste.

XS
SM
MD
LG