Lidhje

Qeveria amerikane mban të bllokuara kartmonedha të reja 100 dollarëshe

  • Zamira Edwards

Qeveria amerikane mban të bllokuara kartmonedha të reja 100 dollarëshe

Qeveria amerikane mban të bllokuara kartmonedha të reja 100 dollarëshe

Qeveria amerikane po mban të bllokuara më shumë se një miliard dollarë në kartmonedha të reja 100 dollarëshe, pas një problemi që ndodhi gjatë procesit të prerjes së tyre.

Banka Qendrore amerikane, e cila shtyp monedhat, fillimisht kishte në plan të hidhte në qarkullim kartmonedhën e re vitin e ardhshëm. Ato janë pjesë një programi për hedhjen në treg të kartmonedhave me elemente më të larta sigurie për të luftuar falsifikimin e tyre.

Zyrtarët thanë se 1,1 miljardë dollarë në kartmonedha 100 dollarëshe kanë patur probleme të letrës gjatë shtypjes dhe si resultat nuk kaluan me sukses kontrollin e cilësisë. Byroja Amerikane e Shtypjes së Parave, e cila prodhon letrat amerikane me vlerë, tha se nuk e kishte vërejtur problemin gjatë testimit të prodhimit dhe po përpiqet të gjej shkakun e problemit.

Nuk është e qartë se kur do të vendos qeveri hedhjen në treg të kartmonedhës se re.

Prodhimi i kartmonedhave të reja 100 dollarëshe është me kosto të lartë dhe prodhimi i një kartmonedhe të tillë kushton 12 cent.

XS
SM
MD
LG