Lidhje

Priten Reforma në Sistemin e Imigracionit të SHBA


Ndërkohë që ligjvënësit Amerikanë debatojnë mbi reformën e sistemit të emigracionit, përafërsisht 11 milionë imigrantët pa dokumente po shpresojnë për një marrëveshje. Midis tyre janë njerëzit pa dokumenta nga Azia e jugut.

Sadia ishte fëmijë diplomati dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara 14 vite më parë. Por ajo akoma nuk është një banore e ligjshme. Sadia bisedoi me Zërin e Amerikës por këmbënguli që emri i saj të ndryshohej dhe fytyra e saj të mos dukej qartë.

"Është shumë e dhimbshme për mua të mos kem dokumenta sepse, para së gjithash, nuk mundem të ngas makinën. Nuk mundem të punoj. Edhe nëse gjen punë, njerëzit që të paguajnë e njohin situatën tënde dhe përpiqen të të shfrytëzojnë".

Sadia, e cila punon në biznesin e kredive, nuk i përshtatet klishesë të imigrantëve që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme dhe që këkojnë punë të rëndomta.
Manar Waheed përfaqëson një grup që përkrah imigrantët nga Azia e jugut.

"Ne kemi njerëz që vijnë këtu nëpërmjet një sistemi pune, me diploma shkencash, teknologjie dhe matematike. Njerëz të kualifikuar".

Ekspertët pranojnë faktin që nuk është e mundur të dëbohen të gjithë imigrantët. Projektligji për reformën e imigracionit po konsiderohet në kongres, dhe propozon një proces për të përfshirë të gjithë në një sistem. Të hënën, senati miratoi një amendament për projektligjin që do të përforcojë sigurinë përgjatë kufirit midis SHBA-së dhe Meksikës. Kjo ishtë një lëvizje e cila ka për qëllim rritjen mundësive për miratimin e projektligjit në kongres.

Demetrios Papademetriou, nga Instituti i Politikës së Migracionit të Uashingtonit, mbështet rregjistrimin e të gjithë imigrantëve pa dokumenta.

"Duhet t’i lejojmë njerëzit të regjistrohen dhe të krijojmë një proces regjistrimi të arsyeshëm, në mënyrë që shumica e tyre të kualifikohet për fazën fillestare".

Regjistrimi gjithashtu do të lejojë autoritet të përcaktojnë cilët nga imigrantët e padokumentuar nuk kanë histori krimesh.

"Do të shtoja që, nëse dikush ka kryer krime në të kaluarën, nuk mendoj qe do të ishte e drejtë t’u jepej autorizimi për të punuar dhe jetuar këtu. Por procesi i imigracionit duhet të jetë më tolerant kundrejt atyre që janë qytetarë të ndershëm".

Demetrios Papademetriou thotë që SHBA ka nevojë për një sistem më të mirë imigracioni.

"Duhet të kemi një sistem elastik, i cili ndryshon sipas luhatjeve dhe nevojave në Shtetet e Bashkuara, dhe që krijon një rrugë të qartë, të ligjshme, dhe të rregullt për njerëzit që vijnë këtu, dhe me rregulla të cilat kuptohen nga të gjithë dhe aplikohen në menyrë uniforme në të gjithë vendin".

Të gjithë tani e kanë vemendjen tek Kongresi në pritje të votimit.
XS
SM
MD
LG