Lidhje

Publikohen dokumentat e kapura në bastisjen e kompleksit të Bin Ladenit


Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë publikuar një sasi të madhe të dokumenteve të gjetura gjatë bastisjes në vitin 2011 në kompleksin e liderit të al-Kaidës Osama bin Ladenit në Pakistan.

Forcat speciale amerikane që vranë Bin Ladenin grumbulluan dokumente, kompjutera dhe prova të tjera, gjatë bastisjes së tyre. Publikimi i së mërkurës ishte zbulimi më i rëndësishëm i sekreteve të udhëheqësit të al-Kaidës.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar tha se dokumentet i janë nënshtruar një shqyrtimi rigoroz nga agjencitë e qeverisë amerikane. Vendimi për t'i bërë ato publike" bëhet pas thirrjes së presidentit për rritjen e transparencës në përputhje standartet e sigurisë kombëtare, “ thuhet në një deklaratë të kësaj zyre.

Materialet e publikuara përfshin një shumëllojshmëri dokumentash të deklasifikuara, letra personale të anëtarëve të familjes së bin Ladenit, disa libra të gjuhës angleze dhe materiale të tjera.

Vitet e fundit e Bin Ladenit thuhet të ketë qenë i shqetësuar nga frika se përparimet në teknologji do të mundësonin kapjen e tij. Për familjen e tij, ai kishte lënë udhëzime gjithnjë e më të hollësishme se si duhet të vepronin për të shmangur agjentët amerikanë.

XS
SM
MD
LG