Lidhje

Corker: Kongresi nuk voton për sanksione të reja ndaj Iranit


Një ligjvënës amerikan tha se Kongresi nuk do të votojë mbi sanksionet e reja ekonomike kundër Iranit, ndërkohë që vazhdojnë negociatat ndërkombëtare që synojnë frenimin e programit bërthamor të Teheranit.

Senatori Bob Corker foli dje, menjëherë pas një takimi të presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit kryesorë të Senatit. Në këtë takim, Presidenti Barak Obama kërkoi shtyerjen e vendosjes së sanksioneve të e reja kundër Iranit, ndërkohë që bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit pritet të vazhdojnë sot në Gjenevë.
Zoti Corker nuk dha hollësi mbi takimin, dhe nuk tha se për sa kohë kishte kërkuar presidenti shtyerjen e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit. Por ai tha se nuk do të ketë ndryshime në lidhje me sanksionet e reja në ligjin vjetor të mbrojtjes të miratuar nga kongresi, të paktën jo para fundit të këtij muaji.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif dje përsëriti paralajmërimet se Republika Islamike e Iranit nuk do të heq dorë nga e drejta e saj absolute për pasurimin e uraniumit. Por, ai tha se Teherani nuk do të insistojë që fuqitë perëndimore publikisht ta pranojnë këtë të drejtë, si një parakusht për bisedime të mëtejshme bërthamore.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG