Lidhje

DASH vendos sanksione ndaj tre aktivistëve të ISIS-it


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një operativi që mendohet të ketë patur rol të rëndësishëm në organizimin e sulmeve terroriste të Parisit dhe të Brukselit.

Të martën Departamenti amerikan i Shtetit vendosi sanksione ndaj Abdelilah Himich, francez me origjinë marokene, i cili mendohet se jeton jashtë Sirisë.

Himich, po ashtu i njohur si Abu Sulayman al-Firansi, është themeluesi i batalionit "Tariq Ibn Ziyad", një celulë e përbërë prej rreth 300 luftëtarësh të huaj europianë, të cilët kanë qenë aktivë në Irak, Siri dhe gjetkë.

Departamenti i Shtetit, po ashtu e identifikoi Himich-in si figurë kryesore në sulmet terroriste të nëntorit 2015-ës në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona, si dhe për sulmet me bombë të Brukselit në mars të vitit 2016, ku u vranë 32 persona.

Në tetor, një zyrtar i rëndësishëm amerikan kundër terrorizmit tha se Himich kishte luajtur në rol të rëndësishëm në sulem.

Po ashtu, Himich ishte identifikuar nga disa ish-anëtarë të ISIS-it, që kanë braktisur grupin, si udhëheqës i operacioinve të grupit në Europë.

Sipas Projektit kundër Ekstremizmit, Himich u bë në vitin 2008 anëtar i Legjionit të Huaj Francez dhe shërbeu në Afganistan. Dy vjet më pas ai dezertoi.

Departmenti i Shtetit, po ashtu vendosi sanksione ndaj dy zyrtarëve të tjerë të ISIS-it, Abdullah Ahmed al-Meshedani dhe Basil Hassan.

Meshedani është këshilltar i udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi. Ai është po ashtu përgjegjës për organizimin e luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak dhe për transportimin e autorëve të sulmeve vetëvrasëse me bombë.

Ndërsa personi i tretë, Hassan, njihet si panifikues si operacioneve të IS-it, ai ka qenë i ndaluar në Turqi dhe u lirua si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e 49 pengjeve. Ai po ashtu është akuzuar për vrasjen e gazetarit danez Lars Hedegaard.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i kanë përdorur sansionet si një mjet i rëndësishëm për të luftuar ISIS-in, duke i ndaluar anëtarëve të grupit terrorist qasjen tek sistemet financiare amerikane.

XS
SM
MD
LG