Lidhje

SHBA siguron Izraelin për ndihmën ushtarake


Shefi në largim i Shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, u përpoq të sigurojë Izraelin se SHBA do të vazhdojnë ndihmën ushtarake për shtetin hebraik, përballë kërcënimit në rritje nga Irani.

Gjeneral Dempsey tha në Jeruzalem se SHBA do të ndihmojnë Izraelin për të përmirësuar mbrojtjen ajrore dhe atë me raketa si dhe sigurinë kibernetike e detare.

Sipas gazetës New York Times, zyrtarët izraelitë i kërkuan atij që SHBA ta ndihmojnë Izraelin për të ruajtur epërsinë afatgjatë në cilësinë e pajisjeve ushtarake ndaj kundërshtarëve rajonalë.

Gazeta thotë se këto kërkesa pasqyrojnë nervozizmin në rritje të Izraelit jo vetëm për paktin bërthamor ndërkombëtar me Iranin, por edhe për furnizimin ushtarak të vendeve arabe nga SHBA, vende që janë gjithashtu të frikësuara nga Teherani.

XS
SM
MD
LG